Tahiri për Kurtin: Për 4 vjet një ligj për diasporën nuk e bëri, tash po lyp vota
23 dhjetor 2024
| 08:59
Besnik Tahiri, deputet dhe kandidat edhe për një mandat, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qasjen e tij ndaj diasporës.
Ai ka përmendur se si këto katër vjet nuk u miratua asnjë ligj për diasporën, teksa ka shtuar se “tash vazhdon me iu lyp vota”.
“Kryeministrit ju ka bo kryet vota. Për 4 vjet një Ligj për Diasporën nuk e bëri, e tash ende vazhdonë me ju lyp vota. Aman, leri rahat të shijojnë Kosovën e dashur për këto pushime, se u pa që veç për vota e paske pas!”, ka thënë Tahiri.