Tahiri për lajmin e atentatit ndaj Kurtit: Demantimi nga Maqedonia e Veriut ishte për keqardhje për institucionet tona

12 shkurt 2024 | 13:53

Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, ka folur për raportimin e “RTK”-së për atentat ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se Agjencia e Inteligjencës së Kosovës (AKI) është vënë në situatë të vështirë nga demantimi i autoriteteve të Maqedonisë së Veriut.

Kështu ka thënë Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

“Unë nuk mendoj që duhet për interesa kujtdo qofshin të degradohet puna e institucioneve tona të sigurisë e sidomos Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, pra kur kemi një varg kërcënime të tilla. Kemi një varg institucionesh të cilat duhet të inkuadrohen. Është Policia e Kosovës, Prokurori i Shtetit, janë njerëz të cilët duhet të inkuadrohen që të marrin masa që të mos kemi kërcënime të tilla. Demantimi nga Republika e Maqedonisë së Veriut ishte për keqardhje për institucionet tona nëse vërtetë ka pasur një lajm të tillë apo jo”, ka thënë ai, raporton “EO”.

Ai ka folur edhe për kërcënimet ndaj liderëve të tjerë gjatë viteve të shkuara, por që sipas tij, këto kërcënime janë trajtuar me profesionalizëm.

“Kërcënime të tilla për presidentin Thaçi ose kryeministrin e asaj kohe ka pasur jashtëzakonisht shumë dhe profesionalizmi i institucioneve të Kosovës nuk është me rrjedh lajmin media, sepse atëherë nuk zbulohet asgjë. Ndjejë dhe shprehi keqardhje për një kërcënim të tillë qoftë ndaj kryeministrit, qoftë ndaj cilido lider që ndodhë në vendin tonë. Edhe në të kaluarën jo shumë të largët, ka pasur kërcënime qoftë ndaj opozitës të cilët tashmë janë edhe në mbrojtje të Policisë së Kosovës, por vërtetë është për keqardhje brenda një periudhe disa orëshe me u demantua nga një shtet i cili ishte mikpritës i vizitës së kryeministrit të Republikës së Kosovës, andaj kjo është shumë e pahijshme”, ka thënë thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Jose Mourinho mund të marrë drejtimin e Bayern Munchen.…