Tahiri për mosdekretimin e Kryeprokurorit: Shkelje e rëndë kushtetuese
Shefi i deputetëve në AAK, Besnik Tahiri duke folur për mosdekretimin e Kryeprokurorit nga presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se ajo nuk ka diskrecion të pafundmë për ta bërë një gjë të tillë.
Tahiri ka thënë se është shkelje e rëndë të lihet një vend pa kryeprokuror për një nënshkrim.
“Tek presidentja e ki prapë këtë çështjen e diskrecionit që po e përmendim. Nuk ka diskrecion të pafundmë. Sot nuk ekziston Kryeprokurori i Kosovës për shkak që është vendimi në kryeministri. Kjo është shkelje e rëndë kushtetuese. Është shkelje e rëndë me e lënë një institucion për një nënshkrim pa kryeprokuror”, ka thënë Tahiri Tëvë 1.
“E tash shtrohet pyetja, a ka pasë këtu sinkronizim? Kjo është pyetje legjitime. Unë nuk muj me thanë që ka pasë. Mendimi im është që në politikë nuk ka asgjë rastësisht. Nuk është e rastësishme as Ligji i KPK-së, as Ligji i Zyrtarëve Publik, asgjë nuk është e rastësishme, prandaj edhe këtë unë nuk e quaj të rastësishme”, ka deklaruar Tahiri.