Tahiri për ndërkombëtarët: Po vazhdon retorika irrituese për Banjskën, Serbia ende nuk u ndëshkua
11 tetor 2023
| 11:06
Ish-kryenegociatorja në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka theksuar se po vazhdon retorika irrituese e partnerëve ndërkombëtarë rreth hetimeve të rastit të Banjskës.
“Po vazhdon retorika irrituese e partnerëve ndërkombëtarë rreth hetimeve të rastit të Banjskës, ndërkohë që Serbia ende nuk u ndëshkua! E pakuptimtë kjo zvarritje përkunder avancimeve teknologjike, incizimeve satelitore dhe Inteligjencës artificiale! Po më befason SHBA-ja – sa për BE i duhen muaj të tërë derisa merr vendim në mungesë të unitetit në politikën e jashtme! Kjo nuk është vetëm irrituese por edhe e rrezikshme…”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.