Tahiri për pagën minimale 250 euro: Vendimi i sotëm, pazotësi e qeverisë

13 prill 2022 | 13:42

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka komentuar vendimin e sot të Qeverisë për miratimin e Projektligjit për pagën minimale prej 264 euro bruto ose 250 euro neto.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se paga minimale duhet të jetë 370 euro neto, që nënkupton 400 euro bruto.

“Vendimi i sotëm është edhe një pazotësi e qeverisë me ju përgjigj gjendjes së rëndë në vend. Në fakt, vlerësimet e fundit tregojnë se 250 euro vetëm sa ka arritur paga në shumë veprimtari të sektorit privat”, ka shkruar Tahiri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetit Rregullator për Shërbime të Ujit ka realizuar një seri…