Tahiri për përgjimet: U demaskua pushteti i Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit

10 korrik 2023 | 14:23

Shefi i grupi parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka folur në Kuvendin e Kosovës për përgjimet e publikuara nga gazeta “Nacionale”, lidhur bisedat ndërmjet shefes se deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila me Slavko Simiqin e Listës Serbe.

Tahiri është shprehur se është demaskuar pushteti i Vetëvendosjes dhe Albin Kurti.

“Dëgjuam përgjime që tregojnë bisedat tua me Radojiçiqin. Bëjmë thirrje te prokuroria që të marrë hapa që janë në komunikim me ata njerëz që janë në listë të zezë me Amerikën. Po fillon një epokë e re e prezantimit të LV-së me Radojiçiqin”.

“Sot u hap një epokë e re që po e prezanton një bashkëpunimin tuaj me kryekriminelin Radojiçiq. Mediet po bëjnë punë më shumë se ne opozita për demaskimin tuaj dhe të Kurtit. Po jepni argumente që nuk jeni të aftë me qeverisë këtë vend. Jeni bashkëpunëtorët e Listës Serbe e Radojiçiqit. Ne kemi pasur koalicion, e jo sikur ju që keni fol me njerëz të ndjekur nga Prokuroria e Kosovës dhe nga Departamenti i Shtetit. Tani e tutje vërtetë do të ballafaqohemi me Milan Radojiçiqn”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Liga Saudite mund të bëhet një nga kampionatet më të…