Tahiri për refuzimin e Ramës nga Kurti: Veprim i turpshëm, skandal
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka komentuar refuzimin e kryeministri Albin Kurti për ta takuar kryeministrin shqiptar Edi Rama.
Tahiri këtë veprim e ka quajtur të turpshëm duke e konsideruar si skandal.
Ai madje tha se Rama vjen në shtëpi të tij, te vëllezërit e vet.
“Sa i përket vizitës së kryeministrit Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë cilido qoftë ai vjen në shtëpinë e vet, te motrat e vëllezërit e tij. Mospranimi që të takohet me kryeministrin e Shqipërisë nga Albin Kurti është një ndër skandalet më të mëdha, ndër momentet që e bën të turpëruar secilin shqiptar. Edi Rama është kryeministër, nuk vjen si person privat, përfaqëson një shtet që është anëtar i NATO-s, mbi të gjitha është mik”, ka thënë Tahiri, raporton “Ekonomia Online”.