Tahiri për sharjen në Kuvend: Nuk ishte për ndonjë deputet

28 prill 2022 | 14:08

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka kërkuar sërish falje pasi gjatë seancës së sotme ka sharë me rob deputetët e pozitës.

Ai ka thënë se “reagimi verbal” nuk ishte drejtuar ndaj asnjë deputeti në veçanti dhe se nuk kishte për qëllim fyerjen e askujt.

“Për kërkim falje të sinqertë nuk ka nevojë për arsyetime, prandaj ju kërkoj ndjesë të gjithëve, për një reagim verbal të atypëratyshëm gjatë seancës së sotshme, i cili si i tillë nuk ishte i drejtuar ndaj asnjë deputeti në veçanti dhe as nuk kishte për qëllim fyerjen e askujt, si dhe i cili reagim nuk përfaqëson as qëndrimin tim politik si deputet dhe as karakterin tim personal si qytetar”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, gjatë…