Tahiri për statutin e Asociacionit: Ka moskoordinim mes institucioneve kryesore të shtetit

02 maj 2023 | 18:47

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka komentuar deklaratën e presidentes Vjosa Osmani, e cila tha sot se Kosova duhet të ketë draftin e saj të statutit të Asociacionit.

Tahiri ka thënë se duke e parë deklaratën e Osmanit dhe atë të kryeministrit shihet se ka moskoordinim mes institucioneve kryesore të shtetit.

“Presidentja kërkon statutin, kryeministri thotë e kanë bërë tjerët?! Ky komunikim publik mes tyre shpërfaq moskoordinimin mes institucioneve kryesore të shtetit në një kohë kur bisedimet sot me Serbinë në Bruksel po bëhen për statutin e asociacionit! E pabesueshme por e vërtetë e hidhur!”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se një draft i statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet të prezantohet nga ana e Kosovës.

“Pritjet e mia si presidente, është që Republika e Kosovës ta ketë draftin e saj sepse ne nuk guxojmë që të lejojmë që drafti i të ashtuquajturit ekip menaxhues që në realitet është draft i Vuçiqit, të bëhet bazë e negociatave, pra ta kemi draftin tonë i cili që është në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe siguron që nuk preket as sovraniteti, as integriteti territorial,” i ka thënë sot mediave Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zanzibar, risia më e re nga Eurokoha! Pas shumë interesimeve,…