Tahiri për tekstet shkollore: Fillim kaotik i vitit shkollor, qeveria prej një problemi i krijon dhjetë

28 gusht 2023 | 12:35

Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka komentuar çështjen e teksteve shkollore. Ai ka thënë se viti i ri shkollor do të jetë fillim kaotik.

Tahiri ka shkruar në “Facebook” se viti i ri shkollor do të jetë demotivim total i mësimdhënësve, prindërve dhe fëmijëve.

“Një fillim kaotik i vitit të ri shkollor. Demotivim total i mësimdhënësve, prindërve e fëmijëve. Kjo qeveri i qaset një problemi a sfide duke i gjeneruar dhjetë të tjera. E pakoordinuar nga brenda, e ç’akorduar me të tjerë, as nuk administron, as nuk menaxhon, as nuk qeverisë, krejt çfarë bën është një vendimmarrje, rezultatet e së cilës nuk është në gjendje t’i projektoj e as t’i njoh. Është dobësuar organizimi shtetëror, çdo hallkë institucionale ka ra, gjithçka është formë e shumë pak përmbajtje. Njerëzit në radhë për të ikur nga vendi, jo fort për vete, sepse as shpresë tashmë nuk kanë, por për t’i dhënë mundësi fëmijëve të tyre të ëndërrojnë e shpresojnë”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylber Ramadani ka zhvilluar një tjetër ndeshje fantastike në Serie…