Tahiri për veriun: Kosovës më shumë se kurrë i duhet koordinimi me ShBA-në
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri, ka thënë se Republikës së Kosovës më shumë se kurrë i duhet koordinimi me ShBA-në.
Ai në seancën e Kuvendit ka folur për situatën në pjesën veriore të vendit. Tahiri ka thënë se deputetët në Kosovë nuk duhet të marrin veprime ad-hoc.
“E dënojmë rëndë aktin e plagosjes së policit në pjesën veriore të vendit. Policit i urojmë shërim të shpejtë. Tashmë kemi edhe konfirmimin zyrtarë të pranisë së bandave kriminale që padyshim origjinën e kanë në Serbi e askund tjetër. Po shohim angazhim të Serbisë për ta nxjerrë nga binarët sigurinë në Kosovë. Republikës sonë më shumë se kurrë i duhet koordinimi me ShBA-në”.
“I bëjmë thirrje qeverisë që të ketë strategji për secilin veprim që e merr në atë pjesë të Republikës së Kosovës e mos të jenë hapa ad-hoc”, ka thënë Tahiri.