Tahiri për vizitën e Merkelit në Tiranë: S’mjafton vetëm të flitet për bashkëpunimin rajonal
14 shtator 2021
| 12:22
Ish-ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, ka vlerësuar se Serbia ka nisur një luftë gjeopolitike në Ballkan.
Sipas saj takimi i kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel me liderët e Ballkanit Perëndimor duhet të fokusohet në këtë çështje.
“Sot, takimi i kancelares Angela Merkel me gjashtë krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të fokusohet në luftën e re gjeopolitike që Serbia ka nisur në Ballkan, Nuk mjafton që vetëm të flitet për bashkëpunim rajonal”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.