Tahiri përfaqëson AAK-në në takimin me Osmanin
22 dhjetor 2020
| 16:14
Besnik Tahiri është duke përfaqësuar Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në takimin me ushtruesen e detyrës së presidentes së vendit, Vjosa Osmani.
Ky takim vjen pas zhvillimeve të fundit, ku Gjykata Kushtetuese, ka njoftuar në lidhje me vendimin e tyre ndaj ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth votës së Etem Arifit. Sipas këtij vendimi, qeveria Hoti është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese dhe se vendi duhet të shkojë në zgjedhje.
Osmani gjatë ditës është takuar edhe me zyrtarët e Vetëvendosjes, LDK-së dhe PDK-së.