Tahiri përfundon vizitën në Jordani, përcjell një mesazh para nisjes për në Kosovë
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se sa herë që përfundon vizitën nga Lindja e Mesme e niset për Kosovë, e vlerëson më shumë lirinë dhe shtetin të cilin e gëzojmë sot.
“Shumë prej gjeneratave të reja mendojnë që liria, shteti dhe mundësia për t’u shkolluar dhe jetuar i lirë janë të mirëqena. Jo, nuk është ashtu! Vetëm 25 vite më parë ishim të privuar nga jeta, liria, shkollimi, puna e lëvizja e lirë. Sot, kur mendoj për Kosovën e të arriturat 25-vjeçare, përulem para heronjve dhe të gjithë atyre që punuan për të pasur shtet”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.
Ai ka shtuar tutje se: “Sot, kur po nisem drejt Kosovës nga Jordania i falënderoj miqtë, shokët e të gjitha niveleve – nga niveli më i lartë shtetëror i Mbretërisë së Jordanisë e deri te miqtë e mi që punojnë në sektorin privat për mikpritjen e tyre. Ju them që Zoti do ta ruaj atë vend të bekuar dhe lutem për paqe dhe perspektivë në këtë pjesë të globit”.