Tahiri: Përgjegjës për situatën në arsim është Kurti
19 shtator 2022
| 11:55
Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, ka folur për situatën e krijuar në arsim.
Ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti është përgjegjësi direkt i situatës së shkaktuar në arsim.
“Janë rreth 320 mijë nxënës të cilët nuk po e vijojnë mësimin dhe rreth 30 mijë mësimdhënës të cilët s’po e vazhdojnë punën e tyre. Kjo është e papranueshme dhe është e papranueshme kryeneçësia e Kurtit i cili është përgjegjës direkt për këtë situatë e cila është shkaktuar në arsim”, ka thënë ai.
Tahiri i ka bërë thirrje Kurtit dhe Nagavcit të ulen me sindikatat dhe të gjejnë zgjidhje.