Tahiri: Plani franko-gjerman nuk e ka njohjen reciproke, nuk duhet të pranohet

04 janar 2023 | 15:52

Ish-zëvendëskryeministrja dhe ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, në një shkrim autorial për gazetën “Epoka e re”, ka thënë se një marrëveshje finale paqësore në mes të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin amerikan dhe evropian duhet të arrihet sa më shpejt në mënyrë që të vendoset një paqe e qëndrueshme në Ballkan.

Sipas saj, plani franko-gjerman nuk e ka njohjen reciproke mes dyja shteteve, prandaj nuk duhet të pranohet.

“Një marrëveshje finale paqësore mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin amerikan dhe evropian duhet të arrihet sa më shpejt në mënyrë që të vendoset një paqe e qëndrueshme në Ballkan. Plani Franko-Gjerman nuk e ka njohjen reciproke mes dyja shteteve Kosovës dhe Serbisë, prandaj nuk duhet të pranohet. Një marrëveshje e pranueshme duhet të përfshijë njohjen reciproke direkte, de jure mes dyja shteteve, që përcakton fajësinë e Serbisë për luftën gjenocidale në Kosovë dhe obligimin për dëmshpërblimet për luftën ndaj Kosovës, sipas modelit të Traktatit të paqes mes Francës dhe Gjermanisë, e njohur si Traktati i Elysee-s, sipas së cilit Gjermania ka marrë përsipër fajësinë dhe dëmshpërblimet e luftës ndaj Francës. Një marrëveshje e tillë mund të sjellë një paqe të qëndrueshme në Ballkan dhe midis dyja shteteve. Kjo është e vetmja rrugë për të hapur kapitullin e paqes pas luftës dhe gjenocidit serb në Kosovë, në këtë mënyrë mbyllet kapitulli i armiqësisë mes Kosovës dhe Serbisë, madje dhe më gjerë mes shqiptarëve dhe Serbëve”, ka deklaruar Tahiri.

“Hegjemonët dhe autokratët kanë zënë peng paqen”

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rita Ora po hyn në Vitin e Ri me një…