Tahiri: Po ta dëgjonim FMN-në në të kaluarën kurrë nuk do t’i rrisnim kurrë pagat

30 maj 2022 | 12:08

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka dhënë një deklaratë për media.

Tahiri në këtë paraqitje edhe një herë ka parashtruar  kërkesën e opozitës që qeveria të mundësojë një tërheqje tjetër nga Trusti.

Ai ka thënë se kjo nuk duhet të shihet si armiqësi politike, por si një angazhim i përbashkët me opozitën.

“Duhet të shihet si një angazhim i yni i përbashkët, që t’ju mundësojmë qytetarëve të kalojmë këtë krizë në të cilën kemi hyrë si pasojë e ngritjes së çmimeve dhe inflacionit”, ka thënë Tahiri.

I pyetur rreth mendimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), i cili e ka cilësuar si të gabuar mundësimin e një tërheqje të re nga Trusti, Tahiri ka thënë se FMN-ja e kishte cilësuar të gabuar edhe vendimin për ngritjen e pagave në kohën e qeverisë Thaçi.

“Zyrtarët e FMN-së e kanë cilësuar si të gabuar edhe rritjen e pagave në kohën e qeverisë Thaçi. FMN-së nuk i bëhet vonë nëse degradon mirëqenia e qytetarëve në Kosovë. Ne kemi qenë gjithmonë në programet e Fondit Monetar Ndërkombëtar, as nuk jam që të rebelohemi ndaj tyre, thjesht po kërkojmë që të shikohet gjendja e qytetarëve në Kosovë. Nuk e di nëse i kanë përcjell numrat e qytetarëve që kanë aplikuar për të shkuar jashtë vendit. Nëse do ta dëgjonim FMN-në, nuk do t’i rrisnim kurrë pagat në të kaluarën. As autostradat nuk do t’i kishim pasur”, është shprehur Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ministrja për Evropën dhe…