Tahiri: Po të dëgjoheshin zërat kundër Rambujesë, Serbia nuk do të bombardohej dhe tragjedia do vazhdonte

06 shkurt 2022 | 13:49

Ish-zëvendëskryeministrja dhe anëtarja e delegacionit të Kosovës në Rambuje, Edita Tahiri, ka thënë se sikur t’i dëgjonim zërat kundër marrëveshjes së Rambujesë, Serbia nuk do të bombardohej nga NATO.

23 vjet pas kësaj marrëveshje, Tahiri ka thënë se Rambujeja e ka bërë Kosovën e lirë.

“23 vjet nga konferenca e Rambujesë. Kjo konferencë solli rezultate historike: solli paqen dhe lirinë dhe pavarësinë, ndali gjenocidin serb ndaj Kosovës dhe popullit shqiptar në vitin 1999.  Falë intervenimit ushtarak amerikan dhe te NATO-së kundër  Serbisë, që u bë e mundur dhe falë vendimit tonë si delegacion i Republikës për ta pranuar marrëveshjen e Rambujesë”.

“Më kujtohen qartë se ka pasur zëra që kanë qenë kundër Marrëveshjes së Rambujesë, sikur t’i dëgjonim zërat e tillë, Serbia do të mbetej e pabombarduar dhe lufta dhe tragjedia do vazhdonte në Kosove.  Marrja e vendimeve të drejta në kohë të duhura mund të ndryshojnë historinë e një kombi, prandaj vendimi që morëm në Rambuje na bëri një komb i lirë, pas shtypjesh ndër shekuj…çdo herë ndihem krenare që isha pjesë e këtyre ngjarjeve të mëdha ndërkombëtare ku përcaktuam fatin e lirisë të kombit tonë – një kombi trim, guximtar, qëndrestar, vetëfijues pa pyetur për çmimin e lirisë, në asnjë çast…..”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veshkat janë përgjegjëse për pastrimin e trupit nga toksinat dhe…