Tahiri poston fotografi të rrallë të heroit Sali Çekaj: Ishte i gëzuar për thyerjen e kufirit
19 prill 2024
| 12:17
Sot (e premte) shënohet 25 vjetori i rënies në altarin e lirisë të Sali Çekajt, ish-komandant i Kosovës në betejën e Koshares dhe i dekoruar si hero i Kosovës pas rënies dëshmor.
Me këtë rast, Edi Tahiri, ka publikuar një fotografi të rrallë me heroin Çekaj.
Tahiri ka shkruar se Çekaj ishte i gëzuar për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar.
“Sali Cekaj miku im dhe bashkëluftëtari ra heroikisht ne betejën e Koshares – ishte i gëzuar që thyen kufirin shqiptaro-shqiptar. Sot 25 vjet nuk është nder ne, por lufta e tij për liri e pavarësi e mbanë gjallë përjetë! Lavdi!”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.