Tahiri pret në takim shefin e ri të Misionit të UNHCR-së në Kosovë
Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, ka pritur sot në takim shefin e ri të Misionit të UNHCR-së në Kosovë, Erol Arduc, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin e ndërsjellë.
“Sot pata kënaqësinë të pres në zyrën time shefin e ri të Misionit të UNHCR në Kosovë z. Erol Arduc. I urova mirëseardhje dhe shpreha mirënjohjen për punën e Misionit të UNHCR në Kosovë për kontributin e çmueshëm rreth çështjeve të refugjatëve, si dhe mbështetjen e vazhdueshme në procesin e kthimit vullnetar të pakicave dhe të personave të zhvendosur brenda Kosovës. Bashkë me z. Arduc, u zotuam se institucionet vendore kosovare dhe Misioni i UNHCR në Kosovë do të bashkëpunojnë edhe më shumë në të ardhmen në këto fusha me interes të veçantë për shtetin tonë”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/