Tahiri prezanton kandidaten e radhës për asambliste: Podujeva do të ketë menaxhim modern dhe evropian

02 qershor 2021 | 16:36

Kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka prezantuar kandidaten e radhës për asambliste në këtë komunë, Qendresa Sheholli.

Me këtë rast, Tahiri ka premtuar se Podujeva do të ketë menaxhim modern dhe evropian.

“Qëndresa Musa Sheholli, është një profesioniste e përkushtuar për familjen dhe biznesin. Ajo ka mbaruar studimet për Administratë Publike, po ashtu është në vitin e fundit në Fakultetin e Fizikës. Qëndresa, aktualisht udhëheq administratën në biznesin e familjes dhe është në proces të licencimit për instruktore. Qëndresa do të jetë pjesë e ekipit për administratë dhe kandidate për asamble komunale. Në fokus të analizës në fushën e administratës do të trajtohet lidhja e sistemeve brenda komunës; sistemi i integruar i shërbimeve; digjitalizimi i kërkesave dhe shërbimeve; standardizimi dhe kodimi i shërbimeve”.

“Administrata komunale do të kthehet në model të ofrimit të shërbimeve dhe gjenerator i zhvillimit. Qendresa dhe ekipi ynë i profesionistëve të rinj do të instalojë një menaxhim modern dhe evropian, ashtu siç e meritojnë qytetarët e Podujevës’, është shprehur Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampioni i Kosovës në basketboll, KB Golden Eagle Ylli e…