Tahiri prezanton progresin e Ligjit për qeverinë dhe të inspekcionit

27 maj 2019 | 17:06

Koordinatori i reformave shtetërore, Besnik Tahiri, sot ka marrë pjesë në takimin e sekretariatit për monitorimin e implementimit të aktiviteteve nën instrumentin “Operacioni për Zhvillimin e Politikave” të dizajnuar nga Qeveria e Kosovës dhe Banka Botërore ku ka prezantuar progresin për dy ligjet, Ligjin për Qeverinë dhe atë të Inspekcionit.

Ai ka thënë se Ligji për Qeverinë synon përmirësimin e kuadrit ministror duke bërë përcaktimin e ministrive, përderisa Ligji për Inspekcionin ka për qëllim të rregulloj marrëdhëniet mes sektorit privat dhe publik.

“‘Operacioni për Zhvillimin e Politikave’ synon të monitoroj implementimit e aktiviteteve të përcaktuara nga matrica e bazuar në dy parime: financimi buxhetor dhe reforma politike dhe institucionale. Ne takimin e sotshëm identifikuam objektivat zhvillimore, veprimet paraprake dhe indikatorët e rezultateve te nevojshëm për implementimin e instrumentit”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar dëshmorin…