Tahiri: Prishtinës i dhamë Ligjin, Kosovës po i japim presidentin
Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Besnik Tahiri, në takim me strukturat e Degës së Aleancës në Prishtinë, ka thënë se Prishtinës i dhanë Ligjin, Kosovës po i japin presidentin.
Ai ka theksuar se AAK-ja po hyn e unifikuar dhe me kandidatura për deputetë të profileve të larta, si në nivel politik, ashtu edhe në atë profesional, si dhe me aderimet e reja që na nderuan në këtë garë.
“Kjo përkrahje vjen si rezultat i punës dhe mbështetjes së madhe të kryeministrit Haradinaj për Prishtinën dhe vendimet e tij për mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës, e po ashtu punës së vazhdueshme të Degës së AAK-së në Prishtinë. Me Aleancën qëndrojmë dhe vazhdojmë për shtet me dinjitet dhe prosperitet! Faleminderit kryetar Brahim Mehmetaj për punën e palodhshme”, ka thënë Tahiri.