Tahiri: Projektligji për rimëkëmbje s’është elektoral, duhet të miratohet javën e ardhshme

19 nëntor 2020 | 14:28

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, ka thënë se Projektligji për rimëkëmbje ekonomike nuk është elektoral dhe se duhet të miratohet javën e ardhshme.

Tahiri këto komente i ka bërë në konferencën e organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve me temën “Javët e Biznesit Kosovar 2020”.

Tahiri ka thënë se në Kosovë ka burra e gra që edhe në gjendje të vështirë mund ta mbajnë gjallë ekonominë e vendit.

“Ky është një mesazh që në këtë vend ka shpirt të ndërmarrësi dhe ka burra e gra që edhe në kushte të vështira ja dalin ta mbajnë gjallë ekonominë. Porosia ime për ju është, ju duhet të bëni gjithçka në fuqinë e juve si AKB për të promovuar dhe të rrit vetëdijen e qeverisë në raport me punën që e bënë sektori privat”, ka thënë Tahiri, raporton “EO”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka…