Tahiri: Propaganda e qeverisë se ka bërë ndryshime thelbësore në veri është e pavërtetë
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se Qeveria Kurti po bën propagandë për ndryshime thelbësore në veri të vendit.
Tahiri thotë se veriu është pa sovranitet e me protektorat të shtuar, ku sipas saj, forcat e KFOR-it po shtohen çdo ditë.
Tahiri ka theksuar se në veri nuk funksionojnë gjykatat e Kosovës, nuk funksionojnë katër komunat, nuk paguhet rryma, madje as faturat e rrymës nuk iu kanë shkuar qytetarëve.
“Veriu pa sovranitetin e shtetit plus me protektorat të shtuar, forcat e KFOR-it çdo ditë po shtohen në veri – propaganda e qeverisë se ka bërë ndryshime thelbësore në veri janë të pavërteta. Në veri nuk funksionojnë gjykatat e Kosovës, nuk funksionojnë katër komunat, nuk paguhet rryma, madje as faturat e rrymës nuk iu kanë shkuar qytetarëve. I vetmi institucion që funksiononin është Policia e Kosovës por pa policët serbë. Ne qeveritë e kaluara e shtrim sovranitetin në veri, i vendosëm të gjitha institucionet e shtetit në veri, e vendosëm kufirin me Serbinë, madje shënuam dhe pikat kufitare”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.