Tahiri: Pse nuk flasin për mbylljen e vizitave zyrtare në shtete tjera? Izolim i paparë i Kosovës
12 shtator 2024
| 11:56
Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se Qeverisë së Kosovës i janë mbyllur dyert për vizita zyrtare.
Ajo ka thënë se Kosova po përjeton një izolim të paparë.
“Sa lehtësisht flasin kreu i shtetit për mbylljen dhe hapjen e pikave kufitare – pse asnjeri nuk flet për mbylljen e vizitave te tyre zyrtare ne shtete tjera – mos me qene takime rajonale apo samite ata vetëm në shpi do te rininë – izolim i paparë i Kosovës”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.