![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/05/tahiri-2.jpg)
Tahiri pyet se cila është lidhja ndërmjet Ridvan Muharremit dhe ministres Hajdari?
21 shtator 2023
| 13:04
Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Besnik Tahiri, ka thënë se duhet të hetohet se cila ka qenë lidhja e të dyshuarit Ridvan Muharremi, me ministren e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
“Tash ne duhet ta shohim se cili është roli i tij në rezervat shtetërore? Qysh mundet një individ i caktuar me bekim politik, si ka mundur ai njeriu të hyjë. A është faji tek Rozeta, apo tek Ridvani?”.
“Pastaj ku mbeti polaku? Ku e kanë gjetur polakun? Një mashtrues, si ka mundësi të dijë për rezervat shtetërore?”, ka pyetur Tahiri.