Tahiri: Qeveria deshi t’i ndëshkojë zyrtarët shtetërorë përmes Ligjit të pagave
27 dhjetor 2023
| 13:10
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se me Ligjin e pagave qeveria ka dashur t’i ndëshkojë një numër zyrtarësh shtetërorë që sipas saj ishin të privilegjuar.
Tahiri ka thënë se kjo qeveri tek ligjet sheh vetëm përjashtim, partizim dhe ndëshkim.
“Me Ligjin e pagave qeveria deshi t’i ndëshkojë një numër zyrtarësh shtetëror që sipas saj ishin të privilegjuar. Te ligjet kjo qeveri në vend të mundësive për përfshirje dhe zhvillim, sheh mundësi për përjashtim, partizim dhe ndëshkim! STOP!”, ka thënë Tahiri.