Tahiri: Qeveria e ardhshme e udhëhequr nga Bedri Hamza do të riparojë dëmet e mëdha të Qeverisë Kurti
Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, përmes një postimi në Facebook ka shprehur shqetësimet e tij lidhur me situatën aktuale të Ushtrisë së Kosovës, duke kritikuar qeverinë për keqmenaxhimin e saj.
Tahiri theksoi se derisa kryeministri Kurti alarmon për rrezikun që vjen nga provokimet e ushtrisë serbe në afërsi të kufirit, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po përballet me probleme serioze të brendshme, përfshirë çështjet e ushqimit dhe mungesën e personelit, të cilat sipas tij mund të çojnë në pezullimin e aktiviteteve të FSK-së.
Në postimin e tij, Tahiri e konsideron këtë gjendje si të papranueshme dhe theksoi se FSK-ja është krenaria e çdo qytetari kosovar, e cila nuk duhet të neglizhohet për shkak të paaftësisë së qeverisë aktuale.
Sipas Tahirit, ndryshimi është afër dhe zgjedhjet e 9 shkurtit do të sjellin një qeveri të re të udhëhequr nga Bedri Hamza, e cila do të restauroj dëmet dhe pasojat e shkaktuara.
Postimi i tij:
Derisa kryeministri Kurti alarmon për rrezikun që vjen nga ushtria serbe dhe provokimet e tyre në distancën prej 50 metra nga vija kufitare e shtetit tonë, nga ana tjetër, komandanti i FSK-së paralajmëroi se problemet e shërbimit të ushqimit si dhe mungesa e personelit mund të qojnë në pezullimin e aktiviteteve të saj.
Kjo gjendje është jo vetëm shqetësuese por e papranueshme. Ushtria e Kosovës është krenaria e secilit qytetar dhe nuk duhet të neglizhohet e as të vihet në situata të tilla për shkak të paaftësisë së një qeverie.
Megjithatë, tashmë vetëm javët na ndajnë nga zgjedhjet e 9 shkurtit përmes të cilave qeveria e ardhshme e udhëhequr nga Bedri Hamza do të restauroj dëmet dhe pasojat e mëdha.