Tahiri: Qeveria e Kosovës nuk ka as plan e as vizion

26 prill 2021 | 11:22

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës.

Në seancën e sotme parlamentare, ai ka thënë se Kosova ka një qeveri e cila nuk ka as plan e as vizion.

“Për secilin prej nesh nuk është më lajm që po kalojmë një periudhë sfiduese. Lajm i ditës e i përditshëm është dështimi dymujor i qeverisë, madje dështim edhe në gjëra të vogla. Janë të rralla ditët kur na duket se kjo qeveri ka një agjendë, dhe siç edhe e kemi parë, sapo të kritikohet për ndonjë veprim të saj, reagojnë shpejtë dosido”, ka deklaruar Tahiri.

Ai ka thënë se as ministrat nuk janë duke e kryer punën si duhet. “Kjo qeveri nuk ka as plan e as vizion. Ministrat e saj bëjnë çfarëdo vetëm për tu dukur se janë duke bërë diçka, ndërsa vlerësimi i qytetarëve për ta është se; e kanë fillimin, janë të rinj, nuk dinë”, është shprehur ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Atleti i shtigjeve të gjata, Erzen Zyberaj sot për nder…