Tahiri: Qeveria është duke e trajtuar me prioritet rininë e Kosovës
Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, para të rinjve nga 15 vende të Evropës në sesionin e tretë të konferencës ‘Prizreni 2018’ që ka filluar punimet nga data 1 e që do të vazhdojë deri më 4 nëntor, organizuar nga Parlamenti Evropian i të Rinjve, ka thënë se kjo ngjarje, përveç se po bashkon të rinjtë, është mundësi e mirë që të prezantohen vlerat tona si vend dhe shoqëri.
“Ngjarja promovon Kosovën, e përtej kësaj dëshmohet se të rinjtë tanë nuk kanë asnjë dallim në ide, edukim dhe inovacion me ata evropianë”, është shprehur Tahiri, raporton “Epoka e re”.
Në këtë konferencë, ai ka theksuar se Qeveria e Republikës së Kosovës është duke e trajtuar me prioritet rininë e Kosovës, duke i bërë ata pjesëmarrës në procesin e përafrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, dhe e sheh atë si partner në ndjekjen e ëndërrës kosovare’.
“Hapja e shtigjeve për të rrugëtuar përkrah tyre, është jo vetëm kërkesë, por para se gjithash vlerë e re për kontinentin e vjetër”, ka deklaruar Tahiri.