Tahiri: Qeveria po e neglizhon sërish krizën e energjisë që po vjen
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se i kanë vizituar të gjitha institucionet që janë përgjegjëse në sektorin e energjisë për të iniciuar një debat këtu për të ngritur vetëdijen dhe për të parandaluar mesazhin për një krizë energjetike e një kolaps në sektorin energjetik të Kosovës.
Ai ka thënë se në takimet që kanë pasur kanë vërejtur se ka një neglizhencë të qeverisë në trajtimin e krizës që po vjen.
“Qeveria ende nuk i ka transferuar mjetet për të cilat është zotuar për subvencionim të energjisë. Është e papranueshme të vazhdoje me avazin e vjetër, tri herë vitin e kaluar institucionet e patën paralajmëruar Qeverinë. Kërkojmë nga qeveria ta trajtojë urgjentisht këtë çështje. Marrëveshja për energjinë me Serbinë. Serbia ende nuk e ka dorëzuar listën e konsumatorëve dhe nuk ka ende asnjë fjalë të vetme nga Qeveria jonë”, ka thënë ai.