Tahiri: Qeveria po kërkon fajtorin, jo zgjidhjen

28 dhjetor 2021 | 12:13

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria e Kosovës po e kërkon fajtorin e krizës energjetike dhe jo zgjidhjen e problemit.

Para deputetëve të kuvendit, ku po diskutohet për krizën energjetike, ai ka thënë se kryeministri i vendit po tallet me qytetarët.

“Kohëve të fundit kanë filluar talljet me qytetarë si ndalni dritat e ngrohuni me qebe. Kurti është zotuar se me qeverisjen e tij do të ulë çmimin e energjisë elektrike. Sot nga pozita e udhëheqësit thotë se ose duhet reduktime ose shtrenjtim të energjisë. Qeveria po vepron pasi po ndodhë e keqja dhe problemi. Gjithë kohën kërkohet fajtori por jo zgjidhja e problemit”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka mbajtur takimin…