Tahiri: Qeveria s’ka strategji, shkoi në dialog pa u ndëshkuar Serbia

20 nëntor 2023 | 11:16

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se qeveria Kurti nuk ka “asnjë strategji” në bisedime.

Tahiri e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, e cila sipas saj është kthyer në dialog pa u ndëshkuar Serbia për agresionin e 24 shtatorit në veri.

“Qeveria jonë nuk udhëheq, por vetëm raporton (për sulmin në Banjskë). Asnjë strategji nuk ka, madje BE-ja bëri një veprim hoqi ndërmjetësit dhe vuri tre liderë evropianë. Serbia nuk u ndëshkua, ndërsa këtë javë qeveria merr pjesë në dialog pa u ndëshkua Serbia”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Barcelonës dhe Kombëtares së Spanjës, Gavi në sfidën…