Tahiri: Qeveria ta sjell në Kuvend Projektligjin për Paga

18 nëntor 2021 | 11:12

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta sjellë në Kuvend për miratim Projektligjin për Paga.

Gjatë seancës parlamentare që po mbahet sot, ai ka thënë se për këtë projektligj janë konsultuar të gjitha institucionet dhe sindikatat.

“Kryeministër një ndër ligjet më të rëndësishme që ju nuk e keni sjell në Kuvend është miratimi i Ligjit të Pagave. Ky ligj është dashtë të vijë në kuvend më 29 tetor të këtij viti, jo vetëm që nuk ka ardhë por të gjitha të dhënat që ne I kemi ky ligj s’do të ketë mundësi të vijë. Fatkeqësisht ka arrdhë Ligji për Buxhet para Ligjit për Paga dhe se buxhetimi për këtë ligj në Buxhetin e vitit 2022 nuk ekziston. Kërkoj që sa më shpejt të nisin konsultimet për të sjellë këtë ligj në Kuvend. I pari është konsultimi me institucionet, sindikatat e pastaj edhe me neve”, ka thënë Tahiri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona dhe Manchester City janë në garë për sulmuesin e…