Tahiri, qeverisë: Është dashur punëtorëve të sektorit privat t’u jepen 100 euro para Bajramit

01 maj 2022 | 18:04

Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, në shënim të 1 Majit, ka shkruar më shumë për punëtorët e sektorit privat.

“Sot do të doja t’ua dedikoj një vlerësim të lartë të gjithë atyre punëtorëve që janë të punësuar në sektorin privat. Disi për vite me radhë, të gjithë ne që kemi qenë në sektorin publik, kemi heshtur ndaj shumë padrejtësive, të cilat kanë ndodhur, e në veçanti po ndodhin tani”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka theksuar se përderisa secili punëtor në sektorin publik sot i ka marrë 100 euro, të gjithë punëtorët e sektorit privat duhet të presin, të regjistrohen të verifikohen për një ndihmë shumë të vogël, ky proces ka mund të ndodh para feste.

“Shumica e punëtorëve në sektorin privat sot punojnë pa kontrata. Një numër i madh i tyre janë të nënvlerësuar në paga, dhe mbi të gjitha, nuk kanë siguri në kontratën e tyre”.

“Në këtë ditë, jam me ju dhe në këtë ditë zotohem që në Kuvend të Kosovës do të ngriti çështje që lidhen me ju”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëse flet këto ditë me letonezët, shumica nuk e përjashton…