Tahiri, Qeverisë: Keni bllokuar Ligjin për Pagat, tregoni pse nuk e sillni në Kuvend

15 nëntor 2021 | 13:08

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në një konferencë për media ka paraqitur disa shqetësime në lidhje me Ligjin për Pagat.

Sipas Tahirit, Qeveria e Kosovës e ka pasur afatin e fundit siç e ka përcaktuar vet në agjendën legjislative ta sjell këtë ligj më 29 tetor 2021, por ka dështuar ta sjell në Kuvend në mungesë të zotësisë ose të vullnetit politik.

“Qeveria le që nuk e ka sjell këtë ligj që është vonuar një muaj, por qeveria pritet ta vonojë këtë ligj së paku edhe tre muaj për arsye që kanë të bëjnë me tendencën e qeverisë aktuale për ta prishur sistemin e karrierës në shërbim civil”, ka thënë Tahiri.

Tahiri iu drejtua me kërkesë ndaj Qeverisë që Ligji për Zyrtarët Publik të mos preket si dhe kategorizimi të bëhet me një konsultim me agjencionet e pavarura dhe në konsultim me të gjitha institucionet relevante.

“Silleni Ligjin për Pagat në Kuvend, ose tregoni që ky ligj nuk do të sillet”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur Mihrije Braha sot feston ditëlindjen. Ajo mbushi…