Tahiri, Qeverisë: Trustit i thatë jo, Ligjin e pagave e harruat, kthjelluni!
25 maj 2022
| 16:41
Në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere nuk ka kaluar Projektligji për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Trusti.
Kundër këtij projektligji kanë votuar deputetët e Vetëvendosjes. Pas kësaj, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar ashpër duke thënë se Qeveria e Kosovës pasi i ka thënë jo Trustit, me vetëdije është duke e dërguar vendin në kolaps.
“Trustit i thatë jo, me vetëdije po e dërgoni vendin në kolaps energjetik me vendime antiligjore. Ligji i pagave është pluhurosur në sirtarët e zyrave të juaja e që besa 100 euro ende nuk i dhatë për punëtorët e sektorit privat. Qeveri kah jeni nis? Kthjelluni!”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.