Tahiri: Radojiçiqi e paska vendosur pagën minimale në Kosovë
Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, gjatë një konference për medie ka thënë se në seancën e radhës në Kuvend do të kërkohet shtyrja e votimeve të marrëveshjeve ndërkombëtare, për të diskutuar rreth ngjarjeve të fundit.
Tahiri ka theksuar se deputetët duhet të diskutojnë se si terroristi, Milan Radojiçiq, ka vendosur për pagën minimale të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
“Kryeterroristi Radoiçiq bashkë me qeverinë kanë përcaktuar pagën minimale në Kosovë. Jo vetëm kaq, nga kjo ata përjashtuan veteranët, familjarët e dëshmorëve, ata që lanë gjymtyrët për këtë vend. Zëvendësministri i Drejtësisë, paska qenë edhe më Mimozën edhe me Radoiçiqin. Ky Kuvend është i kriminalizur, sepse vendimmarrje ka marrë kryeterroristi Radoiçiqi”, ka thënë Tahiri.