Tahiri: Raportimi i Kurtit në Kuvend është obligim kushtetues

30 tetor 2023 | 12:59

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka thënë se raportimi i kryeministrit Albin Kurti në Kuvend  për dialogun është obligim kushtetues.

“Mendoj që ky është një obligim i kryeministrit dhe është obligim i rezolutës që është miratuar në Kuvend. E rëndësishme është që të kuptohet se në çfarë është pajtuar Qeveria e Kosovës dhe si do të jetë që kryeministri është pajtuar për Asociacionin”, ka thënë Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Më tutje, Tahiri ka kërkuar që në seancën e radhës së Kuvendit të miratohet rezoluta për minatorët e “Trepçës”.

“Ne gjithashtu do të kërkojmë që në seancën e radhës që përmes një rezolutë të pranohen kërkesat e minatorëve. Mendoj që janë kërkesa të drejta dhe minimale”, është shprehur Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kim Kardashian doli me djalin e saj, Saint, pas ndeshjes…