Tahiri reagon ndaj deklaratës së Borrellit: Dëmtoi paanshmërinë e BE-së si ndërmjetësuese në dialog
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës dhe ish-negociatorja e dialogut, Edita Tahiri, ka reaguar ndaj deklaratës së përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell, i cili qortoi dje Kosovën për aksionin e Policisë kundër kontrabandës në veri.
Tahiri ka theksuar se Borelli pati një reagim të njëanshëm ndaj ndërhyrjes së ligjshme të Qeverisë dhe Policisë së Kosovës kundër kontrabandës dhe krimit në Kosovë.
Sipas saj, Borrelli me një qasje të tillë dëmtoi paanshmërinë e BE-së si ndërmjetësuese në dialogun e Brukselit.
“Dje Borelli pati një reagim të njëanshëm ndaj ndërhyrjes së ligjshme të Qeverisë dhe Policisë së Kosovës kundër kontrabandës dhe krimit në Kosovë. Me qasje të tillë dëmtoi paanshmërinë e BE-së si ndërmjetësuese në dialogun e Brukselit, madje tregoi se sa shumë është i ndikuar nga Beogradi. Qeveria duhet të bëjë kundër reagimin zyrtar pranë autoriteteve të larta të BE-së, sepse paanshmëria është baza e besimit në ndërmjetësimin që bënë BE-ja në dialog”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.