Tahiri reagon ndaj deklaratës së Hajdarit: Vetëm shkarkimi i hapë rrugë hetimit të plotë dhe efikas
18 gusht 2023
| 21:35
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas konferencës për medie që pati ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari.
Tahiri ka theksuar se seklarata publike e ministres Hajdari se gjoja policia gjatë aksionit ka vepruar në kundërshtim me ligjin për informacionin e klasifikuar, është sulm brutal ndaj institucioneve të zbatimit të ligjit.
“Kjo deklaratë është bërë me vetëm një qëllim, atë të pengimit të hetimeve ku subjekt si titullar është vet Hajdari. Vetëm shkarkimi i hapë rrugë hetimit të plotë dhe efikas”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.