Tahiri reagon për gazsjellësin: Për kë punon VV-ja dhe Qeveria Kurti?
01 tetor 2021
| 10:44
Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se nuk është befasues vendimi anti-amerikan i qeverisë aktuale për gazsjellësin.
“Anti-amerikanizmi i VV-së dhe liderit të saj është manifestuar vazhdimisht. Ky është një zhvillim i rrezikshëm për interesat gjeostrategjike të Kosovës, të cilat duhet të jenë në linjë me perendimin dhe pro-amerikane. Pyetja është se për kë punon VV-ja dhe Qeveria Kurti?”, ka shkruar Tahiri.
Dje ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se Qeveria e Kosovës nuk do të vazhdojë tutje me projektin për kyçjen e Kosovës në gazsjellësin ekzistues në Maqedoninë e Veriut, projekt ky i përkrahur nga MCC-ja amerikane.