Tahiri: Reforma zgjedhore duhet të ketë mbështetje përtej shumicës qeverisëse dhe parlamentare

02 tetor 2018 | 18:14

Në punëtorinë “Kosova dhe zgjedhjet – çfarë mund të përmirësohet” të organizuar nga Grupi Ballkanik për Politika dhe Hulumtime (BPRG) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, ka theksuar se çdo reformë që reflekton në proceset elektorale, duhet bazuar mbi atë se çfarë kërkojnë qytetarët dhe kontekstin e kulturës politike të vendit.

“Reforma zgjedhore bëhet në rend të parë për të siguruar një proces të qartë që nuk lë mundësi të kontestimit të rezultatit. Në rend të dytë duhet të jetë në funksion të demokratizimit të subjekteve politike, e për rrjedhojë të derivimit të pushtetit demokratik dhe kredibilitetit institucional”, ka thënë ai.

Tahiri ka thënë se është shumë e rëndësishme për të krijuar kredibilittet institucional dhe qeverisje demokratike. “Kjo reformë duhet të marrë mbështetjen jo vetëm të shumicës qeverisëse dhe parlamentare por përtej kësaj, për të qenë një reformë e qëndrueshme”, është shprehur ai.

“Andaj të gjitha elementet që dalin nga reforma zgjedhore prodhojnë konkurrencë ndërmjet kandidatëve dhe subjekteve politike, rrisin përgjegjësinë dhe llogaridhënien si dhe mundësojnë një funksionim parlamentar të denjë dhe përfaqësues i qytetarëve”, ka shtuar Tahiri.
Gjithashtu ndër temat që u ngritën në takim ishin nëse duhet të kemi një apo më shumë zona zgjedhore; Listat e hapura apo të mbyllura; Përcaktimi i pragut zgjedhor; A duhet të mënjanohet balotazhi!?

Sipas Tahirit, ky debat duhet të mos trajtohet parcialisht, vetëm me Ligjin e Zgjedhjeve, por si proces gjithëpërfshirës i rregullimit të sistemit qeverisës në nivel lokal.

Reforma zgjedhore është tejet e rëndësishme për të siguruar proces demokratik zgjedhor dhe përfaqësim të drejtë, por para se gjithash kjo dhe të jetë në linjë me rregullimin e sistemit të funksionimit të institucioneve. E për këtë rishikimi i sistemit zgjedhor duhet të jetë në harmoni me rishikimin funksional të sistemit të qeverisjes lokale”, ka thënë Tahiri.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës e ka…