Tahiri: Sa shumë vrap u bë për zgjedhje, sa pak për ta bërë qeverinë

31 janar 2020 | 19:56

Kryesia e Kuvendi të Kosovës, ka vendosur që më 3 shkurt në orën 11:00 të mbahet seanca plenare për votimin e qeverisë së re të Kosovës.

Vendimi i Kryesisë së Kuvendit, vjen pas  kërkesës nga ana e mandatarit për formimin e qeverisë, liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për caktimin e seancës plenare.

Por, Kurti ende nuk ka arritur ta finalizojë marrëveshjen për koalicion me LDK-në, çka e bën të paqartë sigurimin e shumicës prej 61 votave në Kuvend për formimin e qeverisë së re.

Këtë situatë e ka komentuar edhe ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ka shkruar: “Sa shumë vrap u bë për zgjedhje, sa pak për ta bërë qeverinë…”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Istogu ka prezantuar tre futbollistë. Bëhet fjalë për Dardan Sekiraqën,…