Tahiri: Samiti i Berlinit do t’ju japë fund ideve të rrezikshme për ndryshim kufijsh
29 prill 2019
| 15:10
Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se Samiti i Berlinit sot do t’ju japë fund ideve të rrezikshme për ndryshim kufijsh të cilat sjellin luftëra në Ballkan.
Ajo ka vlerësuar se përshpejtimi i integrimeve euroatlantike për Kosovën dhe shtetet e tjera është rruga e vetme drejt paqes së qëndrueshme.
“Samiti i Berlinit sot do t’ju japë fund ideve të rrezikshme për ndryshim kufijsh të cilat sjellin luftëra në Ballkan. Përshpejtimi i integrimeve euroatlantike për Kosovën dhe shtetet e tjera është rruga e vetme drejt paqes së qëndrueshme”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/