Tahiri: Samiti i Berlinit i dha fund ideve të rrezikshme të ndryshimit të kufijve
Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se Samiti i Berlinit i dha fund ideve të rrezikshme të ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë.
“Udhëheqësit shkurtpamës si Thaçi, Vuçiq, Rama dhe Mogherini dështuan. Parimet euroatlantike mbizotëruan për Kosovën dhe shtetet e tjera për t’u integruar në komunitetin euroatlantik”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.
Me deklarata inkurajuese, por pa ndonjë rezultat konkret, ka përfunduar Samiti i Berlinit, u cili u thirr dhe u organizua nga kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në përpjekje për t’u dhënë shtytje proceseve të pajtimit dhe integrimit në Ballkanin Perëndimor.
Pas përfundimit të takimit në një deklaratë të Qeverisë gjermanë është thënë se Kosova dhe Serbia janë pajtuar për të çuar përpara përpjekjet për zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese dhe për një angazhim konstruktiv në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve reciproke, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
/Epoka e re/