Tahiri: Sanksionet e ShBA-së kundër Dodikut, goditje mbi planet për “Serbinë e Madhe”
06 janar 2022
| 15:39
Ish-ministrja për Dialog e Kosovës, Edita Tahiri, ka vlerësuar se shpallja “non-grata” e anëtarit serb të Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, Milorad Dodik është goditje mbi planet serbo-ruse për formimin e “Serbisë së Madhe”.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vënë sanksione të reja ndaj Dodikut për të parandaluar ndarjen e Bosnjës”.
“Kjo është një goditje direkte mbi planet e Serbisë dhe Rusisë për krijimin e ‘Serbisë së Madhe’”, ka deklaruar Tahiri.