Tahiri: Serbia do të nxisë situata që i duhen për agjendën e saj, Kosova të ketë kujdes
10 shtator 2024
| 11:42
Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, ka ftuar institucionet e Kosovës të kenë kujdes me veprimet e Serbisë.
Ajo ka bërë me dije se Serbia po punon vazhdimisht për krijimin e “botes serbe”.
Tahiri në “Facebook” ka shkruar se Serbia do të tentojë të nxisë situata për realizimin e agjendës se saj.
“Serbia po punon për ‘botën serbe’ e nxitur nga Rusia, duke dominuar dhe kontrolluar pakicën serbe në gjithë Ballkanin, por Kosova duhet të jetë syqel dhe e kujdesshme – sepse me shkas apo pa shkas, Serbia do të nxit situata që i duhen për agjendën e saj siç po luan me pakicën serbe në veri, por Kosova duhet të di të mos lejoj skenarët që çojnë në projektin hegjemon të ‘botes serbe’”, ka shkruar Tahiri.