Tahiri: Serbia tash ka rinisur idenë e krijimit të “Serbisë së madhe” nga Bosnja
Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka deklaruar se tani Serbia ka rinisur idenë e krijimit të ‘Serbisë së madhe’ nga Bosnja dhe Hercegovina.
Në profilin e saj në “Facebook”, ai ka shkruar tensionet për ndarjen e Bosnjës kanë arritur në piken e vlimit, ku Rusia bashkë me Serbinë po nxisin destabilizimin e Ballkanit.
“Serbia tash ka rinisur idenë e krijimit të ‘Serbisë së madhe’ nga Bosnja e Hercegovina duke qenë se dështoi ta bëjë nga Kosova. Tensionet për ndarjen e Bosnjës kanë arritur në piken e vlimit, ku dora e Rusisë bashkë me të Serbisë po nxit destabilizime deri në shpërthim të luftërave te reja në Ballkan. Nga ana tjetër projekti ‘Ballkani i hapur’ po shërben si paravan i rrejshëm për gjoja një Serbi bashkëpunuese dhe për rajonin. Shërbyesit e këtij paravani do të jenë përgjegjës një ditë për të këqijat që janë duke ardhur”, ka shkruar ajo.